Në emisionin “Të paekspozuarit” gazetari Ylli Rakipi pyeti gazetaren Lala për një informacion se Policia e Vlorës ka refuzuar të bashkëpunojë me prokurorët. Gazetarja Klodjan Lala tha se njëri nga prokurorët ka shkuar në një nga institucion shtetëror 2 ditë më përpara dhe nga institucioni i janë nxjerrë pa fund pretekste për mos ti dhënë dokumentet.
Po ashtu Lala tha se: Prokurorët do të shkojnë në Ministrinë e Brendshme për të marrë prova nga qendra ndërinstitucionale operacionale detare, aty ku janë të instaluar radarë, po ashtu edhe në Ministrinë e Mbrojtjes ëpr të marrë prova për fikjen e radarëve, nëse ata kanë qenë fikur në kohën kur ka kaluar droga e Habilajve.