Një 18-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë në Itali, pasi vuante nga tumori. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, sipas të cilave Gerta Allushi nuk arriti t’ja dilte me sëmundjen e rëndë dhe ndërroi jetë në spitalin Burlo Garofolo në Trieste.
Gjithashtu mediat italiane thonë se 18-vjeçarja vazhdoi të buzëqeshte edhe kur sfida për të u bë e vështirë.
Gjimnazistja, pavarësisht tumorit të zbuluar në vitin 2018, vazhdoi të ndiqte mësimet online deri në fillim të dhjetorit, pasi donte me çdo kusht të diplomohej.
E reja kishte lindur në Itali, por ishte me origjinë shqiptare. Vendlindja dhe vendbanimi i saj ishte në Tauriano, ku jetonte me nënën e saj Almën, babanë Arben dhe Anën, motrën e saj.