Shkruan në Facebook Emilia KOLIQI, deputete e qarkut Shkodër: Nga diskutimi im në Parlament, për ndryshimet në buxhetin e shtetit, ku nuk ishte parashikuar asnjë lek për dëmshpërblimet nga përmbytjet:
Pse nuk ka asnjë shtesë në programin e emergjencave civile, megjithëse premtohet poshte e lart se dëmet nga përmbytjet do të kompensohen një më një?
Të ardhurat nga burimet ujore, energjia elektrike e prodhuar nga hidrocentralet, është një pasuri kombëtare, e cila duhet të jetë e tillë edhe në rastet e emergjencave.
Veriut i takon të marrë pjesën nga kjo e ardhur, duke pasur parasysh dëmet që shkaktohen, pra duhet të marrin dëmshpërblimin e tyre.
E ndërkohë shkojnë:
+5 miliarde leke per avancimin e projekteve strategjike si tuneli i Llogarase dhe Unaza e Tiranes me kosto marramendese.
+2 miliarde leke per Korporaten Shqiptare te Investimeve (AIC), per projekteve te zhvillimit, për të cilat nuk jepet asnjë info, mbahen secret, pavarësisht kërkesave nga Komisioni i ekonomisë.
+2 miliarde leke per aviacionin civil dhe + 1.2 miliarde leke per Albgaz pa informacion të saktë.
Energjia elektrike sigurohet ne veri, permbytjet shkaktohen ne veri, investimet bahen ne jug! Lidhja rrugore me Europen asht ne veri, asnjë lek për rrugën Shkodër Tiranë! Mesa duket vizioni Juaj për Shkodrën dhe Veriun vazhdon të jetë ‘0”. Dhe reagimi i zv/kryeministres: