Mesa duket mundësia e konvergimit të grupimeve brenda Partisë Demokratike, është zbehur përsëri, të paktën në Shkodër. Edhe pse u fol disa ditë më parë për mundësinë e mbështetjes si kandidat i vetëm të Bardh Spahisë, situata duket ka ndryshuar.
Ditën e sotme, është zhvilluar një mbledhje e kryesisë e atij që mund të konsiderohet fraksioni apo grupimi “Alibeaj” në PD. Lajmin e ka bërë publik vetë Xhevdet Amuli, kryetar në detyrë i këtij grupimi pasi që mandati i tij 4- vjeçar ka përfunduar në dhjetor 2022.
“Ditën e sotme u zhvillua mbledhja e kryesis në fokus të diskutimeve ishte organizimi i strukturave për angazhimin e tyre në zgjedhjet lokale. Plotësimin e anëtarve të KZAZve të Partisë Demokratike në komisionin qendror të zgjedhjeve lokale.”, shkruan Amuli.
Ditët e fundit, pas tërheqjes së grupimit “Alibeaj” nga ankimimi në Gjykatën e Apelit, janë rikthyer sërish fuqishëm diskutimet për legjitimetin e drejtimit të PD- së. Ndërsa 14 maji i zgjedhjeve vendore afrohet përherë e më shumë, nuk duket në horizont zgjidhje e situatës. As përmes marrëveshjeve të brendshme as edhe nga dyert e gjykatave. /ShkodraWeb/