Një 44-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi ka ngecur në mekanizmin rrotullues të një betoniereje.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, viktima është Aleks (Alex) Palushi, ndërtues dhe pronar i një kompanie të vogël ndërtimi, i cili banonte në në Vigevano, në zonën e Pavias, ku ndodhi incidenti. Ai identifikohet si shqiptar me origjinë nga rrethinat e Shkodrës (Stajka).
Në momentin që ka ndodhur ngjarja, Palushi ka qenë duke pastruar një betoniere, por është bllokuar në mekanizmin rrotullues dhe u shtyp. Ai është dëmtuar rëndë dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur teksa po punohej për rinovimin e një godine të vjetër dhe ndihma e parë e dhënë kundrejt tij, ishte e padobishme.