Belajdi Pusi është prezantuar zyrtarisht si futbollisti më i ri i Turan Tovuz në Azerbajxhan. Sulmuesi shkodran i dha fund aventurës së tij me Skënderbeun dhe tashmë është gati për një të re jashtë Shqipërisë.
Ai ka firmosur për një vit e gjysmë, me të drejtë rinovimi dhe për një vit tjetër.
Disa ditë më parë Pusi paralajmëroi lëvizjen e tij përmes një publikimi në rrjetet sociale ku shprehej:
“Faleminderit “Kf Skenderbeu” !
Jeni ju qe me ndihmuat ne nje periudhe te veshtire dhe nuk ju harroj kurr. Falenderoj presidentin Takaj , te gjithe traineret , bashklojtaret , tifozet dhe miqt e mire ne Korçe. Uroj te rikthehet sa me shpejt Skenderbeu i sukseseve te medha . FORCA SKENDERBEU”, shkruante Bejaldi Pusi.