Efektivi i policisë në burgun e Drenovës, Nevis Ibrahimi është arrestuar ditën e sotme në tentativë për të futur në ambientet e burgut një sasi të lëndës narkotike, kanabis.
Arrestimi i i tij është kryer rreth orës 14:00 në momentin kur gjatë kontrollit të detyrueshëm që bëhet për të hyrë në ambientet e këtij burgu, Ibrahimit i janë konstatuar të fshehura në trup disa gramë të lëndës narkotike canabis sativa’.
Pas konstatimit të lëndës narkotike që ende nuk ishte ndarë në doza, gardiani Nevis Ibrahimi është arrestuar në flagrancë dhe ndaj tij pritet të ndërmerren procedurat e mëtejshme.