Prej së shtunës, prurjet e shtuara të lumit Kir rrezikojnë një pjesë të urës së Bardhajve. Erjon Selgjekaj, administrator i njësisë administrative Rrethina tregon se masat e marra nuk garantojnë siguri për lëvizjen e banorëve të zonës, pasi ura mbetet e rrezikuar nga gërryerja e vazhdueshme në strukturën e saj.
]Sipas tij, në muajin mars pritet të fillojë puna për mbrojtjen e plotë të kësaj ure.
Administratori Selgjekaj kërkon që institucionet të marrin sa më parë masa, pasi problemi ka qenë i paralajmeruar disa herë në forma zyrtare por edhe në media.
Rritja e prurjeve ujore në këtë periudhë me reshje të dendura, mund të dëmtojë edhe më tepër segmentin që lidh fshatin me urën në rast se Drejtoria Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit nuk ndërhyn në kohë për rikonstruksionin e urës me standartet e duhura.