Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur para pak minutave, raportuar në rrjetet sociale. Pedagogu i gjeografisë i Universitetit “Luigj Gurakuqi” Ervis Krymbi, ka denoncuar në rrjete sociale se ka marrë një kërcënim.
“…ngaqë shkruaj tashmë jam edhe i kërcënuar!
Para pak minutash kisha administratorin e njësisë Rrethina në derë të shtëpisê i shoqëruar nga një punonjës rendi! Tashmë çdo gjë ka kaluar çdo limit!
Më shqetësuan prindërit e mi, jo mu!”, shkruan pedagogu Krymbi.
Pedagogu shkodran është një personazh i njohur dhe aktiv në jetën sociale në Shkodër. Kryembi jep herë pas here opinione, nisur nga eksperienca e tij e akumuluar në vite në fushën e tij të ekspertizës.