Ivzi Hoxha ka rënë në prangat e policisë pasi në një emision televiziv kërcënoi me jetë djalin e mitur të kryeministrit Edi Rama.
Gjatë transmetimit live, Hoxha është shprehur me fjalë kërcënuese ndaj djalit të Ramës, Zahos, duke shprehur revoltë për shkak të prishjes së banesës së tij në zonën e 5 Majit për shkak të projektit të ndertimit të banesave sociale.
Arrestimi i Hoxhës është bërë tre ditë më parë, ndërkohë Prokuroria kishte kërkuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 15 ditor, por Gjykata e Tiranës caktoi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Gjatë marrjes në pyetje Hoxha i penduar është shprehur para trupës gjykuese se ai kishte dalë për të protestuar për të drejtat e tij dhe ka thënë ato fjalë.
Ai thekson se nuk ka pasur qëllim të kanosë kryeministrin dhe familjen e tij.