Një fëmijë 2-vjeçar humbi jeten, ndërsa dy prindërit e tij mbeten të plagosur, pas përplasjes së dy automjeteve në Kurbin.Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 18:00 të së martës në rrugen dytësore Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushe Kuqes”.
Në këtë aksident u përfshinë dy automjete tip “Benz” me drejtues, shtetasit Albi Rexhepi dhe Endri Toma. I mituri gjeti vdekjen e menjehershme nga plaget e marra në disa pjesë të trupit, ndërsa mbeten të plagosur dhe dy prindërit e tij Albi Rexhepi dhe Imelda Rexhepi.
Ata janë dërguar me urgjencë drejt në Spitalin e Laçit, nga ku bëhet e ditur se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, i cili është i dyti që ndodh në harkun kohor të 24 orëvë në rruget e Qarkut të Lezhës, me një bilanc 1 i vdekur dhe 4 të plagosur.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushe Kuqes”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin Endri Toma me automjetin me drejtues shtetasin Albi Rexhepi.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi Albi Rexhepi dhe pasagjeria Imelda Rexhepi të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.