Shkruan në Facebook Bardh SPAHIA, kryetar i Bashkisë Shkodër: Pas emocioneve që përjetuam në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” me “Natën e Kampionëve”, kënaqësi t’i prisja në një takim, ku i urova për fitoret dhe ndeshjet e bukura që dhuruan.
Boksi mbetet një sport elitar që në Shkodër na ka bërë të gjithëve krenar, pasi janë fitues absolut dhe mbajnë rekorde prej 25 vitesh në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.
Përveç mbështetjes që nga ana ime dhe institucionit të Bashkisë Shkodër nuk do të mungojnë për këtë sport, me Presidentin e Federatës së Boksit Florend Kalivopulli, Trajnerin Zef Gjoni , kolegët e tij dhe boksiret diskutuam edhe për organizimin e Kampionatit Ballkanik të Boksit.
Shqipëria është drejt zyrtarizimit si vendi organizator i këtij edicioni dhe ne kërkuam që të jetë Shkodra qyteti mikëpritës i këtij kompeticioni të rëndësishëm.