Një 41-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të fshatit Fierzë në Pukë.
Sipas informacioneve nga policia, bëhet fjalë për shtetasin Vladimir Kola, nga Fierza me banim në Durrës.
Gjithashtu mësohet se trupi i pajetë i tij u gjet në një pus uji.
Pasi kishte shkuar në vendlindje dhe kishte vizituar disa prej familjarëve, Kola kishte shkëputur kontaktet me familjen prej 20 janarit.
Mësohet gjithashtu se 41-vjeçari, i pamartuar, njihej si përdorues i pijeve alkoolike dhe kishte pasur edhe më herët humbje të kontakteve me familjarët.
Ndërkohë trupi i pajetë i Kolës sapo ka mbërritur në morgun e spitalit të Pukës, ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.