Ditën e djeshme, gazetari Elvis Hila u dhunua për shkak të detyrës në Lezhë, në prani edhe të bashkëshortes së tij. Pas kallëzimit të kolegut Hila, policia e shtetit po kërkon dy agresorët e identifikuar tashmë.
Ndërkohë, ka reguar ditën e sotme me një publikim në Facebook gzetari Elvis Hila, i cili falenderon për mbështetjen e kolegëve por edhe të strukturave ligjzbatuese.
“Te nderuar miq, koleg e bashkepunetor. Ju falenderoj per mbeshtetjen, pas incidentit te ndodhur nje dite me pare per shkak te detyres time si gazetar. Reagimi i strukturave ligjzbatuese ka qene i menjehershem dhe kam besim ne zbardhjen e ngjarjes, e cila eshte nje goditje e rende per fjalen e lire. Keto veprime nuk e pengojne misionin tim ne sherbim te se vertetes, pune te cilen e bej me plot deshire dhe pasion prej 12 vitesh.”, shkran Hila në Facebook.
Dhuna ndaj gazetarin është dënuar nga të gjithë faktorët dhe është kërkuar vënia para përgjegjësisë e autorëve të saj. Po ashtu, ka patur propozime për ashpërsim të dënimeve ndaj personave që cënojnë në detyrën e misionit të tyre gazetarët.