Është prezantuar drejtori i ri i spitalit rajonal të Shkodrës, Senad Halluni. Ky i fundit ka deklaruar se do të ketë një bashkëpunim maksimal me stafin.
Halluni ka theksuar se sfidat kryesore të tij janë hartimi i buxhetit dhe rikonstruksioni i poliklinikës.
“Do të bëj bashkëpunimin maksimal me të gjithë stafin. U premtoj për shërbim me përulësi ndaj pacientëve. Detyra jonë kryesore është të lartësojmë në një nivel tjetër përformancën e shërbimeve.
Sfidat kryesore janë hartimi i buxhetit dhe rikonstruksioni i poliklinikës. Në fokus edhe fitimi i kartës së autonomisë spitalore”, u shpreh ndër të tjera ai.
Kujtojmë që Halluni, vjen në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë si mjek gjinekolog në Spitalin e Shkodrës ku prej vitesh drejton edhe maternitetin e Shkodrës. Ai zëvëndëson në këtë detyrë, Xheni Halilin e cila drjetoi prej më shumë se një viti këtë instiucion në Shkodër.