Një ngjarje e rëndës raportohet se ka ndodhur para pak minutave në qendër të Shkodrës. Një persona, i identifikuar si Bledar Troshani, është goditur me mjet prerës, thikë.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Sakaq, policia ka arrestuar autorin i cili është identifikuar si i afërm- daja i Troshanit, Zyhdi Shpejtimi, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në afërsi të Drejtorisë së Tatimeve në Shkodër, në lagjen Parrucë.
Deri tani, nuk ka informacion zyrtar as nga uniformat blu dhe as nga bluzat e bardha.
Shkodër/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:15 ne lagjen Qemal Stafa, Shkodër është plagosur me mjet prerës shtetasi Bledar Troshani, 44 vjeç banues ne lagjen Kongresi Permetit, Shkodër
Falë veprimeve te shpejta policore eshte bere identifikimi, kapja dhe shoqerimi ne ambjentet e Komisariatit te Policisë Shkoder autori i dyshuar shtetasi Zyhdi Shpejtimi, 48 vjeç, banues ne lagjen Kongresi Permetit, Shkodër.
Grupi hetimore po punon per zbardhjen e plote te kësaj ngjarje
Njoftimi i dytë i policisë
Plagosi me mjet prerës (thikë) një 44-vjeçar, kapet menjëherë dhe shoqërohet në Komisariat, autori i dyshuar.
Rreth orës 18:15, në lagjen “Qemal Stafa”, shtetasi Zyhdi Shpejtimi, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Bledar Troshani, 44 vjeç, të dy banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”.
Falë veprimeve të shpejta policore, është bërë e mundur kapja e menjëhershme dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i shtetasit Zyhdi Shpejtimi, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.