Para disa ditësh kam zhvilluar një takim me nxënësit e shkolllës Prenkë Jakova me temën: ‘Si ndikojnë në planin social, psikologjik dhe historik, bustet dhe monumentet në qytetin e Shkodrës’?! Pjesëmarrësit nxënësit dhe mësuesit, diskutuan për ndikimin e këtyre veprave të artit në Shkodër.
Para disa vitesh ka shkruar opinion për vendosjen e një busti të Presidentit amerikan Wilson në Shkodër.
Ky bust ka të bëjë me rëndësinë historike, politike dhe miqësinë e përjetshme me SHBA-të për ruajtjen e integritetit të shtetit shqiptarë dhe pavarësinë e Kosovës dhe projektet për demokratizimin, rëndësinë e ceshtje shqiptare në rajon dhe euoropë, integrimin, sistemin e drejtësisë, fuqizimin ushtarak zhvillimin ekonomik të Shqipërisë pa korrupsion.
Thomas Woodrow Wilson ka lindur më 8 dhjetor 1856 – 3 shkurt 1924, dhe ka qenë një një politikan dhe akademik amerikan që shërbeu si presidenti i 28-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1913 deri në 1921.
Ai ishte anëtar i Partisë Demokratike, Wilson shërbeu si president i Universitetit Princeton dhe si guvernator i Nju Xhersit përpara se të fitonte zgjedhjet presidenciale të vitit 1912.
Si president, Wilson ndryshoi politikat ekonomike të vendit dhe udhëhoqi Shtetet e Bashkuara në Luftën e Parë Botërore në 1917.
Ai ishte arkitekti kryesor i Lidhjes së Kombeve dhe qëndrimi i tij progresiv në politikën e jashtme u bë i njohur si Wilsonianism.
Presidenti Wilson ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë.
Presidenti Wilson ka qenë ëngjëlli mbrojtës i Shqipërisë. Ai ishte mbrojtësi i flaktë i mbrojtjes së shtetit shqiptarë në konferëncën e paqes në Paris, pas mbarimit të luftës parë botërore, kur Greqia, Sebia, Franca Italia dhe disa vende të tjera ishin të gatshme për copëtimin e Shqipërisë, për ta ndarë në mes të aleatëve fitues të luftës dhe krijuar një minishtet në Shqipërinë e mesme, nën sundimin e Esat Pashë Toptanit. E vërteta, që deri më sot nuk e kemi ditur apo nuk e kemi thënë, thotë se në vitet 1918-1920, Presidenti amerikan Udru Uillson (Woodrow Wilson) dhe Qeveria Amerikane, jo vetëm e kanë mbrojtur Shqipërinë nga copëtimi i territoreve, por kanë pasur në planet e tyre edhe përcaktimin përfundimtar të saktë të kufijëve, me qëllim që të bashkojnë, aq sa është e mundur, të gjithë shqiptarët, të shtrirë kudo, rreth trungut kryesor, me qëllim final realizimin e një shteti të unifikuar.
Aq qartë e saktë janë hedhur në letër këto analiza dhe raporte, saqë edhe sot, në kohët moderne, ato e kanë ruajtur vlerën. Madje formulime e fjali të tëra, të përdorura 100 vite më parë, vazhdojnë të përdoren nga politikanët amerikanë si qendrime konstante, serioze, të politikës së tyre sa u përket raporteve mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje të saj.
Vendosja e një busti për Wilson në Shkodër, do ta nderonte qytetin 2400 vjecar!
Për këtë vendosin drejtuesit dhe institucionet lokale të Shkodrës, por ky është vetëm një opinion dashamirës dhe propozimin konkret për një statujë të skuptorit Kreshnik Xhiku.