Eshte mbyllur gjysma e pare e kampionatit dhe te Vllaznia jane pergjithesisht te kenaqur me ate se çfare kane marre. Kuptohet nisur edhe nga problematikat e shumta qe e kane shoqeruar skuadren qe nga fillimi e deri me tani, problematika keto qe me se shumti kane qene te fokusuara tek demtimet e njepasnjeshme.
Por nderkohe tashme kuqeblute jane duke u bere gati per gjysmen e dyte ku padyshim qe do te kene synime edhe me ambicioze. Per kete asye, duke filluar nga neser ndaj Erzenit, ato do te kerkojne nje start ndryshe.
Trajneri Josa duke folur ne prag te kesaj ndeshje eshte shprehur: “Pavaresisht humbjes se fundit ndaj Tiranes, duhet thene se Erzeni ka luajtur shume mire. Nje skuader e cila i ka surprizuar te gjithe me futbollin e luajtur dhe me menyren si luan. Futbollistet e saj shfaqin nje deshire te madhe ne fushe dhe kjo ka sjelle edhe rezultatet.
Ne do te tentojme te jeme me rezultative dhe te marrim rezultatin qe deshirojme. Kuptohet qe nuk do te jete e lehte, por e rendesishme eshte qe te bejme futbollin tone dhe ne fund te dalim me sukses nga kjo perballje e veshtire”.