Cilësia e qeverisjes së Shqipërisë është në përkeqësim. Treguesi që mat mirëqeverisjen ka rënie nga 5.26 që ishte vlerësimi në 2016 në 4.62 në vitin 2022. Ky regres është më i larti në rajon.
Përkeqësimi i rezultateve të qeverisjes në vitet e fundit, reflektohet në rritjen e informalitetit dhe korrupsionit të përceptuar.
Rreziku kyç afatshkurtër është inflacioni, i cili rëndon shumë familjet, për të cilat ushqimi dhe shërbimet bazë, përbëjnë gjysmën e shportës së konsumatorit.
Shteti duhet të ketë një rol proaktiv në ekonomi., për të frenuar rënien e të ardhurave për frymë dhe varfërimin e popullsisë.
Shqipëria krahasohet me Ukrahinën, Afghanistan, Iran, Sirinë apo Afrikën Qëndrore përsa i përket kërkesës për azil në vendet e zhvilluara të BE-së.
Rilindja e emigracionit dhe kërkesave për azil, tregon se qeveria qëllim kryesor ka zhvatjen e qytetarëve të vet, varfërimin e tyre dhe shpopullimin e vendit.
Qeveria propagandon qeverisjen digjitale të hakëruar, por në raport rezulton se:
Shqipëria nuk ka një regjistër elektronik për falimentimin e biznesit. Kjo bën që mbledhja e të dhënave të jetë e pa plotë ose e vjetëruar dhe ka tendencë që të reduktojë trasparencën për kreditorët dhe palët e interesuara.
Reforma në drejtësi, një kusht kyç për fillimin e proçesit të integrimit, ka ecur me ritme të ngadalta.
Heqja e gjyqtarëve nga sistemi ka sjellë rritje të vonesave për trajtimin e çështjeve gjyqësore. Kjo çon në vonesa dhe pengesë për mbarëvajtjen e biznesit.
Në kushtet kur Shqipërisë iu hapën negociatat për antarësim në BE, qeveria me politikën e saj, ka një progres negativ në reformat e ndërmarra. /Nga Emilia KOLIQI, deputete e PD, publikuar në Facebook/