Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti më i komentuar por edhe i dashur i Bib Brother VIP 2 Albania. Lidhja e tyre apo më saktë, pëlqimi, është në sytë e të gjithë banorëve por edhe teleshikuesve.
Hap pas hapi, ata janë afruar bashkë me këmbënguljen e Luizit por edhe me pohimin e Kiarës “deri diku” e dashuruar apo edhe “lëre të rrjedhin”, duket se marrëdhënia e tyre po “konsolidohet”.
Rreth 40 ditë pas njohjes, “Vëllai i Madh” ka vendosur ti “martojë”. Mbrëmjen e kësaj të mërkure, do të ketë dasëm dhe çifti do të jetë Luizi dhe Kiara, “dhëndrri” nga Shkodra me “nusen” nga Lushnja.
Do të jetë “dasëm” e vertetë. Do të jenë “njerëzit” nga dy anët, “dhëndrrit” dhe “nuses”. Pritet të ketë edhe një banket teksa do të vijnë edhe këngëtarë nga jashtë shtëpisë. Përmendet emri i Bujar Qamilit dhe Altin Shirës.
Vëmendja më e madhe përqendrohet tek ceremonia në “kishë” përballë një “prifti”. A do ta puthë Kiara Luizin pasi “të vënë kurorë”?! Mbetet të shihet!