“Dasma” e Luizit dhe Kiarës në BBVip, ka qenë një nga “ngjarjet” më të rëndësishme të orëve të fundit. Edhe pse brenda një shtëpie të monitoruar me kamera, “eventi” është komentuar shumë në rrjete sociale.
Sigurisht, nuk mund të mungonte edhe komenti apo batuta e radhës e Nard Ndokës, i njohur dhe i shumë pranishëm edhe në rrjetet sociale.
“Luizi u martu, më datë 11 Shkurt të gjithë në shesh të “martojme” Ramën!👎”, shkruan kryetari i PDK- së Nard Ndoka, dukë bërë kështu “goditjen” e radhës me humorin që nuk i mungon.
Siç dihet, opozita ka paralajmëruar protestë me 11 shkurt në Tiranë dhe Ndoka me mënyrën e tij, ka dashur të ftojë përmes humorit pjesëmarrësit në këtë ngjarje, duke përdorur personazhin e BBVip.