Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar në Tiranë. Mësohet së dje pasdite është vënë në pranga me dy mina C4 të telekomanduara, një 30-vjeçar nga Librazhdi. Raportohet se të arrestuarit me inicialet T.G i është sekuestruar dhe një sasi prej rreth 300 gramësh kokainë.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, dy minat C4 të lidhura me telefon që telekomandohen në distancë do të përdoreshin për një ngjarje kriminale.
Po të njëjtat burime i thanë Klan Plus se po punohet edhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Ndërsa para oficerëve të Policisë Gjyqësore, 30 – vjeçari nuk ka pranuar të asë.