Marsela është studente në vitin e katërt në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, lindur në Shkodër dhe rritur në Tiranë.
Prej vitesh ajo është pjesë e shoqërisë civile, fillimisht në Qendrën për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), ku ishte një nga bashkëthemelueset e Parlamentit Rinor të Tiranës. Më pas, Marsela u angazhua në organizime dhe grupe të tjera vullnetare, por edhe në media, si pjesë e emisionit Dimensioni 4 në televizionin kombëtar RTSH. Krahas këtyre përvojave, ajo ka qenë pjesëmarrëse në disa projekte dhe trajnime të zhvilluara nga organizata të ndryshme në Evropë.
Së fundmi, ajo ishte pjesë e grupit të ekspertëve të Laboratorit Rinor të Ballkanit Perëndimor, një projekt i mbështetur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Marsela ka punuar edhe si koordinatore projekti për Institutin e Studimeve Sociale dhe Humane. Aktualisht është anëtare bordi në Institutin Veliera.
Të gjitha këto eksperienca i kanë shërbyer jo vetëm për t’u rritur individualisht dhe profesionalisht, por edhe për të zhvilluar më tej pasionin e saj për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e të rinjve, deri në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si brezi i katërt i delegatëve rinorë të Shqipërisë. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të UN Youth Delegates Albania/