Tahiri po merret në pyetje nga dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi. Saimir Tahiri ka pranuar kërkesën e prokurorëve dhe ka mberritur për të dëshmuar në Prokurorinë për Krimet e Rënda.
Ish-ministri i Brendshëm do të pyetet nga prokurorët një ditë pasi oficerët gjyqësore kontrolluan në banesën e tij, ku nuk gjetën asnjë gjë që ta implikojë deputetin me grupin e Habiljave në trafikun e drogës drejt Italisë.
Vetë Tahiri ka kërkuar më shumë se një herë që të merret në pyetje personalisht, për t’i shkuar deri në fund, sipas tij, të vërtetës. Ndersa dy ditë me pare Kuvendi rrezoi kerkesen e hejqes se imunitetit çka do t’i hapte rruge nje kerkese tjeter per arrestimin e tij.