Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur dje në rrugën Shkozet-Shijak. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Dhimitër Vila, 55 vjeç është aksidentuar nga një automjet teksa udhëtonte me një biçikletë. Fill pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.
NJOFTIMI I POLICISË Më datë 26.10.2017, në rrugën Shkozet-Shijak, përballë nje karburanti, shtetasi DH.V, vjeç 55, banues në Durrës, duke lëvizur me biçikletë, është aksidentuar me vdekje, nga një mjet i larguar nga vendi i aksidentit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.