Shkruan në Facebook Bardh SPAHIA, kryetar i Bashkisë Shkodër: Me një grup të rinjsh që prej dy ditësh ishin mysafir në Shkodër me ftesë të Konrad Adenauer Stiftung.
Siç edhe ma shprehen, Shkodra mbetet një qytet i magjishëm dhe që nxit dëshirën për ta njohur më në detaje. Gjatë vizitës në bashki i njoha me projektet tona për qytetin dhe vizionin se si duam ta zhvillojmë Bashkinë Shkodër.
Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive që na nxit të punojmë edhe më shumë për të ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri.