Kanë vazhduar dinamikat interesante brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, ku konkurenti që është shndërruar në senzacion, Luiz Ejlli, ka zbuluar se sot është datëlindja babai i tij që ka ndërruar jetë kohë më parë.
Ai këtë e zbuloi në një bisedë me Armaldon.
“Sa të dal prej këtu du me shku te vorret. Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën, sa kisha dhanë me e pi edhe një kafe me të”, u shpreh Luizi.
Ka nisur i përlotur ky mëngjes në shtëpinë e “Big BrotherVIP”.
Të parët që janë zgjuar kanë qenë Valbona dhe Luizi, teksa të dy kanë kujtuar Efin dhe kanë qarë.
Siç dëgjohet nga biseda e tyre, të dyve u mungon shumë Efi, teksa kanë nisur që sot të ndjejnë mall për të.
Luizi: “Më duket sikur është duke dal nga dera për një kafe”.
Valbona: “Ishte bërë e bukura e dheut dje, do ja bëj rrobat gati një nga një.
Luizi: Unë këtë të keqe kam që qaj një ditë me vonesë.
Valbona: Mua më ka nxjerr mallin e gocës dhe tani do më mungoj shumë”.
Luizi nuk po mbante lotët dhe i fshiu me dorë. Dukshëm e ka kuptuar se largimi i Efit e ka dobësuar goxha atë, pasi e kishte në krah si lojtare shumë të fortë.