Shkruan në Facebook imam i zonës Shkodër Muhamed SYTARI: Allahut të Madhëruar i lutemi që katastrofa natyrore që ka përfshirë mëngjesin e kësaj dite, disa zona në Türkiye dhe në Siri, të kapërcehet sa më shpejt dhe me sa më pak dëme ndër njerëz.
Shehidët e këtij tërmeti t’i mëshirojë, të plagosurve t’ua lehtësojë dhe dy popujve t’i japë mbarësi, bekime e forcë për kapërcimin e kësaj situate të vështirë në këto ditë të acarta.
I lutemi Allahut të Madhëruar të na ruajë nga sprovat e kësaj bote, të na udhëzojë drejt më të mirës dhe të na zgjojë nga gjumi i hutimit.