Të paktën tre hyrje të reja do të ketë sonte në shtëpinë e Big Brother Vip.
Mësohet se sonte mbrëma do hyjnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri Bledi Mane, Kejsi Medini dhe Tan Brahimi.
Bëhet me dije se Bled Mane do hyjë nga produksioni me mision për të provokuar Luizin deri në dalje nga vetja, në mënyrë që të humbë çmimin e madh.
Mane konsiderohet gazetar, por në një nivel mjaft të ulët të etikës profesionale dhe morale. Ndërkohë, Tan Brahimi është një humorist i ri shkodran, i cili mund të konkurrojë me batutat e tij Luizin për të tërhequr vëmendjen nga ai. Përflitet edhe emri i Dijonis Biba, fenomen i rrjeteve sociale.
Siç ka ndodhur edhe në seritë e kaluara, nuk përjashtohet që Produksioni të bëjë zëvendësime të minutave të fundit, por këta janë emrat që përfliten deri në këto momente.