Prokuroria e Posaçme SPAK ka shpallur moskompentencë për dy kallëzimet e depozituara nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste për “21 janarin”, pas publikimit të audiopërgjimit të ri.
Mësohet se SPAK ia ka kaluar dy kallëzimet Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.
Kujtojmë që më 23 janar 2023, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja depozitoi në SPAK kallëzimin për ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm, Lulzim Bashën dhe ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi në kuadër të hetimit për dosjen e 21 janarit.
Sipas dokumentit të siguruar nga Panorama, Berisha, Basha dhe Prendi akuzohen për veprat penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “shpërdorim detyre”.
Po kështu, pak ditë më vonë, edhe PS depozitoi në SPAK një kallëzim të ri pas publikimit të një audio përgjimi të ri në media.