Shkruan në Facebook Bardh SPAHIA, kryetar i Bashkisë Shkodër: Me studentë të Fakultetit Ekonomik, degët Financë dhe Turizëm në universitetin “Luigj Gurakuqi”, të cilët po zhvillojnë praktikën në Bashkinë Shkodër.
Një bashkëbisedim i frytshëm, ku mora këndvështrimin e tyre mbi punën e Bashkisë Shkodër dhe idetë që ato kanë për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit. Për mua rinia mbetet një aset i çmueshëm dhe prandaj prej ditës së parë në këtë detyrë jam munduar t’i jap maksimalisht hapësira, pasi energjia, vizioni dhe potenciali që rinia ka, është i jashtëzakonshëm.
Tek unë do të gjejnë gjithmonë një derë të hapur dhe mbështetje të pakursyer, pasi Shkodra ka nevojë për këtë rini, për kontributin e saj, që të çojmë përpara projektet tona dhe t’i japim zhvillimin që meriton Bashkisë Shkodër. E si më mirë dhe më bukur sesa duke patur në krah rininë, mund të realizohet e gjitha kjo!