Shkruan në Facebook Benet Beci, deputet i Qarkut Shkodër: Si sot një vit më parë, me ministren e kulturës, Znj. Elva Margariti, prezantuam në Shkodër thirrjen për Bonusin e Rijetësimit.
Shumë banorë e kanë përfituar tashmë dhe po bëhen gati të vënë në punë mjediset e rijetësuara duke shfrytëzuar asetet e trashëgimisë për nxitjen e zhvillimit turistik në Shkodër.
Familja Cepi është një prej tyre. Kristi, djali i shtëpisë, na tregon me pasion çdo element të ruajtur e çdo plan që kanë, për ta kthyer banesën në një hotel ku gjithçka po kurohet me kujdesin maksimal.
Gjuhadoli është një pjesë kaq përfaqësuese e qytetit, ndaj çdo gur e tullë e sistemuar aty, është një vlerë e shtuar jo vetëm për bizneset familjare, por për gjithë Shkodrën.
Gjej rastin t’ju kujtoj se është hapur tashmë thirrja e dytë për Bonusin e Rijetëzimit. Askush më shumë se Shkodra nuk meriton vëmendje edhe në këtë drejtim, ndaj ju nxis të aplikoni me idetë tuaja për zhvillim.