Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta me origjinë veriore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por gjatë pjesës së dytë të ditës ne veri do të ketë edhe prezencë të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare nga 1 – 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare jugore dhe zonat luginore era intensive me shpejtësi deri në 12 m/s. Valëzimi në dete i forcës 2 – 3 ballë.
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | -3/10 | Diell re |
Kukës | -6/5 | Diell re |
Lezhë | 4/13 | Diell re |
Dibër | -6/7 | Diell re |
Durrës | 1/13 | Diell |
Tiranë | 3./15 | Diell |
Elbasan | 4/15 | Diell |
Berat | -0/15 | Diell |
Vlorë | 5/15 | Diell |
Korçë | -2/6 | Diell |
Gjirokastër | -1/14 | Diell |
Sarandë | 4/15 | Diell |