Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i hetimeve të thelluara dhe të pandërprera, të kryera pas denocimeve të shumta nga banorët, për vjedhje të motoçikletave, biçikletave dhe dyqaneve, bazuar në provat e siguruara gjatë hetimeve, zbardhën dhe dokumentuan 53 vjedhje të ndodhura në qytetin e Shkodrës, gjatë vitit 2022 dhe muajit janar të vitit 2023.
Bazuar në provat e siguruara u organizua operacioni policor i koduar “Adoleshentët, në kuadër të të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit:
K. N., 17 vjeç, për veprat penale të vjedhjes, vjedhjes me dhunë dhe shtytjes së të miturve në krim;
J. F., 15 vjeç, për vjedhje dhe vjedhje me dhunë;
– E. M., 15 vjeç, për vjedhje dhe vjedhje me dhunë.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe të shfrytëzuar e të drejtuar nga shtetasi 17-vjeçari K. N., për një periudhë prej më shumë se 6 muaj, kanë kryer 53 vjedhje në qytetin e Shkodrës, si:
26 vjedhje motoçikletash, 11 vjedhje biçikletash, 8 vjedhje dyqanesh, 8 vjedhje me dhunë të shtetasve të cilëve u merrnin telefona celular, portofole me sasi vlerash monetare etj.
Po gjatë kësaj periudhe, për 10 raste vjedhjesh, shtetasit J. F. dhe E. M. janë ndjekur gjendje të lirë, për shkak të moshës.
Po punohet gjithashtu dhe për disa ngjarje për të cilat të dëmtuarit nuk kanë bërë kallëzim pranë Policisë.