E kush nuk ka qeshur me legjendat e humorit shqiptar?! Me paroditë dhe batutat e tyre për rreth 50 vite kanë qenë opozita me e fortë e çdo sistemi. Sollën gëzim dhe shpresë në shtëpitë e çdo shqiptari. Madje dhe sot vijojnë të jenë ndër të vetmit që i japin kuptim jetës artistike në qytet.
Për këtë kontribut të jashtëzakonshëm, gazetari Ergys Alushi sjell një libër ku përmblidhet shumë bukur jeta e tyre artistike dhe personale. Shoqëruar me mjaft fotografi interesante dhe të pa ekspozuara me parë.
“Parodistët e Vlorës” janë përjetësuar edhe në faqet e një libri që nuk mund të kishte titull tjetër, përveç atij që i identifikon jo vetëm Vlora e Shqipëria por gjithë shqiptaria anëkënd globit.
Në promovimin e librit me autor Arbi Agalliu, fizikisht ishin vetëm tre pasi Meti ka disa kohë që “ka dalë nga skena”. Megjithë atë, ata do të jenë gjithmonë katër, pa asnjë mungesë, të askujt, pavarësisht se fati dhe jeta bëjnë “punën e tyre”.
E në këtë festë të humorit dhe artistëve të mëdhenj tëtij, nuk mund të mungonin as humoristët shkodranë.