Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje sot qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e nesërme që është paralajmëruar të mbahet para Parlamentit në orën 17:00.
Thirrja e Berishës vjen vetëm një ditë pas protestës kombëtare të opozitës ku pas fjalimeve të liderëve politikë, Berisha së bashku me protestuesit shkuan në disa nga institucionet kryesore si Ministria e Mbrojtjes dhe Bashkia e Tiranës.
Ndërkohë dita e nesërme është shpallur ditë zie kombëtare nga qeveria, si solidarizim me viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri.