Një ditë më parë 4 banorë të shtëpisë së Big Brother VIP u “burgosën” pasi kishin thyer disa nga rregullat e vëllait të madh. Por sot në mëngjes, sapo ata janë zgjuar kanë nisur të bëjnë planet si mund të “arratisen”.
Luizi hodhi një ide, që sipas tij, nëse ata nuk flasin fare gjithë kohën, “Vëllai i Madh” do i nxjerrë jashtë “burgut”. Sipas tij, të njëjtën gjë bëri ai dhe Efi dhe ata dolën nga dhoma e bebit.
Olta e pyeti Luizin se përse ai do të bashkohet me pjesën tjetër të banorëve dhe ai tha se atje jashtë është loja dhe se brenda në burg, nuk kanë se çfarë bëjnë.
Luizi: A e dini ju që nëse rrimë pa folur na nxjerrin nesër në darkë. Rrini dot pa fol? Nuk rrini dot ëëë…
Kristi: Ti do rrish dot pa fol?
Luizi: Të njëjtën gjë bëra me Efin
Olta: Po pse do të dalësh ti, për Kiarën?
Luizi: Jo
Olta: Shumë mirë jemi
Luizi: Loja është andej, jo këtej
Olta: Loja është aty ku jam unë, ku je ti, ku është ai..