Dueli i sotëm mes Vllaznisë dhe Tiranës u vendos nga një gol i vetëm, i cili erdhi nga pika e bardhë e penalltisë.
Suksesi 1-0 i shkodranëve u vulos në fillimin e pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 48-të, kur gjyqtari Enea Jorgji bëri shenjë nga pika e bardhë pas një kontakti në zonë mes Balajt dhe Behiratçes që po luftonin në një duel ajror.
Kryesori, edhe pse u kontestua nga lojtarët e bardhebluve, u konsultua me VAR-in, por nuk shkoi të rishikonte pamjet e asaj përplasje.
Ai mbajti vendimin që kishte dhënë që në momentin e parë, për penalltinë e cila u realizua nga Marku dhe rezultoi vendimtare për fatin e sfidës.