Vllaznia mori një fitore shumë të rëndësishme përballë Tiranës, duke iu afruar edhe më shumë kreut. Pas ndeshjes, foli edhe trajneri i kuqebluve, Mirel Josa.
“Nuk mendoj shumë për kampionatin, nga diferenca që kanë ekipet, qoftë Tirana që është përpara apo ato që janë mbrapa, 3 pikët na bëjnë mirë, për Europën, nuk mendoj për titullin kampion. ndeshjet në derbi janë kështu. Nuk mund të them jam ekspert i ndeshjeve të mëdha, por janë lojtarët pasi ditën si të rikuperojnë, pavarësisht disa lëvizjeve, nuk fitohet asgjë pa luftë sportive.
Unë skam folur për titull edhe kur kam qenë 12 pikë më përpara, kjo fitore na ka shtuar detyrimin për të fituar ndeshjet e tjera. Kishim një pjesë të mirë, nuk ishim të qetë, Tirana na ushtroi presion, mesfushorët duhet të mbështesnin më mirë Balajn, pasi Tirana e fitonte shumë shpejt topin. Më interesojnë vetëm pikët dhe ekipi të rrisë vetëbesimin, lojtarët të besojnë tek njëri tjetri, mua më gëzon fakti që lojtarët e dëmtuar por rikuperohen.
Unë nuk caktoj kush do ta gjuajë penalltinë, nuk është vendimi i tyre, nëse Marku është në fushë ai do ti gjuajë penalltitë, mund të kemi bërë gabime disa herë por kur të jetë Marku në fushë do i gjuajë ai. Tifozët të kenë vazhdimësi në çdo ndeshje”, u shpreh Josa në një prononcim për “Oversport”.