Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, për ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të ftohta me origjinë veriore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellet me vranësira kalimtare mesatare kryesisht në relievet malore në oret e mengjesit.Në zonat luginore në orët e mëngjesit mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare nga 1 – 7m/s, ndërsa përgjatë vijes bregdetare jugore dhe zonat luginore era intensive me shpejtesi deri në 8-12 m/s. Valëzimi në dete i forcës 2- 3 ballë.