Shkruan në Facebook Fran Kulli, botues, publicist dhe shkrimtar: Pistull, 1992. Autori i fotos asht i ndjemi Mjeshtër shkodran, Angjelin Nenshati. Në oborr të Kishës, kur besimi tashmá asht k’ndellë mbas dimnit të gjatë (1967-1990).
Në këtë kishë, janë pagëzue 2 meshtarë, të lemë në këtë katund: vllaznit, At Kostandini (1916) e Fra Shtjefen Pistulli (1922) në fillimin e shekullit ’20.
Kurse Imzot Simon Kulli e Dom Marjan Lumçi e kanë marrë sakramentin e pagëzimit prej Moter Marije Kaletës, kur besimi qe i ndalun e kisha e mbyllun. Edhe unë jam pagëzue e krezmue në këtë kishë.
Foton që mua më erdhi si dhuratë, po e bashkëndaj, së pari me pistullorët, kudo ku janë.