Një person raportohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Laç. Mësohet se të shtënat me armë kanë ndodhur pranë gjimnazit të qytetit.
Nuk dihen ende si kanë ndodhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Kurbin/ Informacion paraprak
Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4 në Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi i mitur L. Rr. 15 vjeç, nxënës në gjimnaz, banues në Kurbin, i cili është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë identifikuar autorin e dyshuar shtetasin A.Gj. 17 vjeç, gjithashtu nxënës i gjimnazit.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin e kapjen e autorit.