Myftinia Shkodër shpreh ngushëllimet e saj për ndërrimin jetë të imamit nga Ulqini, H. Nusret ef. Cenaj.
Nëpërmjet një mesazhi ngushëllimi, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari ngushëlloi kryeimamin e Bashkësisë Islame të Ulqinit, Mr. Ali Bardhi, për ndarjen nga kjo botë të imamit të nderuar të xhamisë së Pashës në qytetin e Ulqinit, H. Nusret Cenaj. Në mesazhin e Myftiut Sytari, lexojmë:
“I nderuar, Mr. Ali Bardhi,
Nëpërmjet këtij mesazhi më lejoni të shpreh ngushëllimet e përzemërta, familjes, Ju personalisht, Bashkësisë Islame në Ulqin dhe krejt xhematit të xhamisë së Pashës dhe përtej, për ndërrimin jetë të imamit të nderuar, H. Nusret ef. Cenaj.
Rahmetliun e kujtojmë për buzëqeshjen e tij, qetësinë, komunikimin e çiltër dhe dashamirësinë me të cilat karakterizohej, duke dëshmuar shembullin e mirë të imamit të përkushtuar dhe njeriut me vlerat më të mira të besimit.
Të dorëzuar përpara përcaktimit të Allahut (xh.sh), lutemi që Krijuesi Fuqiplotë ta mëshirojë, ta falë dhe të pranojë veprat e tij të mira, shërbimet dhe kontributet në rrugën e Thirrjes Islame.
Allahu (xh.sh) ju forcoftë, ju dhashtë sabër dhe rahmetliun e bëftë prej xhenetlive!”.
Myftinia Shkodër shpreh ngushëllimet e saj më të përzemërta për familjen Cenaj, xhematin e Ulqinit dhe krejt besimtarët, dhe lutet që rahmetliun, H. Nusret ef. Cenaj, Allahu i Madhëruar ta shpërblejë me xhenetit e Tij.