Dita e sotme u shpall nga qeveria shqiptare si ditë zie kombëtare në nderim të viktimave të termetit shkatërrimtar në Shqipëri. Flamujt në institucionet shtetërore, u ulën në gjysmështizë ndërsa pasdite ka patur edhe homazhe dhe ndezje qirinjsh në shumë qytete të vendit.
Në Shkodër, në afërsi të Prefektursë së Qarkut, u mblodhën dhjetra persona, të cilët bënë homazhe por dhe ndezën qirinj. Të pranishëm ishin autoritete vendore, drejtues të institucioneve etj.
Kanë bërë homazhe dhe kanë ndezur qirinj në nderim të viktimave të termetit në Turqi deputeti Benet Beci, prefektja Majlinda Angoni, kryetari i Këshillit të Qarkut Hilmi Lakti, kryetarja e Këshillit Bashkiak Brisela Kadija etj.
Në murin e ndërtesës së Prefekturës Shkodër janë vendosur edhe mesazhe të shkruara në nderim të viktimave të termetit. Nisma e homazheve dhe ndezjes së qirinjve në Shkodër në nderim të viktimave të termetit në Turqi ishte e deputetit Benet Beci.