Prej mëse dy orësh Saimir Tahiri ka dhënë deponimet e tij në prokurorinë e krimeve të rënda, duke deklaruar edhe një herë versionin e tij përpara prokurorëve, se ai nuk ka asnjë lidhje me Habilajt, përveçse faktit se u ka shitur makinën e tij “Audi”.
Por teksa Tahiri jepte variantet e tij, dy nga prokurorët e çështjes janë bërë gati për të udhëtuar drejt Italisë, aty ku ata do të takojnë prokurorët e Katanias, të cilët kanë kryer dhe përgjimet e grupit kriminal të Moisi Habilajt.
Mësohet se prokurorët shqiptarë do të shkojnë shumë shpejt në Itali për të siguruar të tjera prova që mund të hedhin dritë mbi dosjen e Tahirit.