Tonin Marina zyrtarisht kandidat i Partisë Socialiste për Malësinë e Madhe, për mandatin e tretë radhazi. Bëhet me dije se kryebashkiaku aktual do të prezantohet zyrtarisht me 21 shkurt 2023.
“Ditën e Martë, datë 21.02.2023 ora 16.00 tek Royal Besjoni Resort në Koplik organizohet prezantimi zyrtarë i Kandidatit për Kryetar Bashkie i z.Tonin Marinaj për të vazhduar mandatin e tretë në krye të Bashkisë Malësi e Madhe.
Ndaj prania juaj në takim është motivim për suksesin e garantuar të të gjithëve së bashku.”, thuhet në një njoftim zyrtar të shpërndarë në rrjetet sociale.
Tonin Marina u shpall kryebashkiak i Malësisë së Madhe në zgjedhjet e vitit 2015 për tu rikonfirmuar për herë të dytë në vitin 2019. Me 14 maj 2023, Marina shkon drejt mandatit të tretë ndërsa deri tani nuk ka akoma një kandidat nga opozita përballë tij.