Komunizmi mbas marrëveshjes Regan- Gorbaçov kishte filluar shpërbërjen. Në Poloni, Hungari e gjithë Europën Lindore me përjashtim të Rumanisë e Shqiperisë. Ne ishim në kontakt me ngjarjet nga lajmet nëpërmjet RAI 2. Me ne çfarë do ndodhi? Kjo ishte pyetja që bënim. Emisarët e kuq thonin ne jemi jashtë Traktatit të Varshavës, Çaushesku kishte mbajtur një kongres ku ulërinte.
U tronditën nga lajmi ku në gushtin e 1988- ës në Kukës varet Havzi Nela kur komunizmi kishte marrë goditje të fortë nga lëvizjet popullore. Në 1989- ën bie Muri i Berlinit. Shikonim njerëzit që vraponin mbas rënies së murit për t’ u përqafuar me të afërmit e tyre. E përjetuam më shumë emocion. Përsëri një kolpo tjetër dhe më e rëndë. Të rinjve tentuan të arratisen por u vranë pabesisht në kufi, jo vetem i vranë po i tërhoqën zvarrë nëpër qytete si Shkodër, Sarandë, etj.
Kjo ndodhi kur diktatori Ramiz Alija dekretoi një ligj ku arratisja do quhej shkelje administrative. Në 1990- ën u vranë në kufi 50 të rinj. Diktatori Ramiz Alija pranoi pluralizmin mbasi pa përfundimin- ekzekutimin e çiftit Çaushesku të Rumanisë. Me gjithë dhimbjen e madhe, shpresa vdes e fundit, ndryshimi do ndodhte dhe këtu shenjat kishin filluar.
Ndigjuam se në Shkodër kishte tentativë për të hedhur bustin e Stalinit, në Tiranë një demonstratë e heshtur, monumentit të Stalinit i ishte vënë tritol. Studentët ne grevë. Shqetesimi jonë ishte dhe për studentet se mos ju ndodhte gjë. Disa zëra thonin mos u shqetësoni, asgje s’ do ju ndodhë, ata janë fëmijët e tyre, i kanë futur vetë për të shpetuar kokat e tyre, megjithatë ne luteshim për ta.
Ata kërkonin heqjen e emrit të diktatorit. Në datë 20 shkurt ishim mbledhur te shtëpia e Markagjonëve. Diskutime, ndigjonim lajmet. Nga ora 14.30 diskutimin tonë e ndërpresin zërat e fëmijëve që bërtisnin me të madhe: “E hodhën xhaxhi Enverin”. Unë menjëherë dola në oborr, u ktheva në dhomë, dërgova radion te Tirana.
Lajmet po tregonin se monumenti i diktatorit ishte shembur, me mijëra qytetarë shoqëronin tërheqjen e monumentit me kavo, një gëzim i papërshkrueshëm na pushtoi. Të shikoje diktatorin më gjakatar të tërhiqej zvarrë. Gazetari Alfons Gurashi njoftoj se pamjet e rrëzimit të monumentit do jepen në TV në orën 18.
Në orën e lajmëruar rrinim para TV dhe me lot gëzimi ndoqëm rënien e monumentit duke u lutur që gjatë rrëzimit të mos aksidentohet njeri. Koha tregoi se ishte tërhequr zvarrë një copë bronxi e jo komunizmi. Jemi në këtë situatë sepse ashtu apo kjo situatë është sepse kështu ju intereson ndërkombetarët, pa anashkalu dhe fajet tona. Ky është mendimi im. /Nga Simon MIRAKAJ, publikuar në Facebook/