Së pari, përshëndes protestën e djeshme që u zhvillua në Shkodër në lidhje me aksin e shumëkërkuar të Dukagjinit, së dyti dua të theksoj se kjo rrugë përveç rëndësisë lokale për vetë zonën e Dukagjinit ka një rëndësi strategjike sepse pikat fundore të saj lidhin Shkodrën dhe Gjakovën apo me rrafshin e Dukagjinit në Kosovë.
Ky aks rikompozon skemën kombëtare të aksesit dhe i jep vlerë zhvillimore të shtuar qytetit të Shkodrës si qendra parësore e banuar në të cilën përshkohen flukset e qarkullimit nga Kosova Veri-Perendimore.
Ky aks rrugor balancon trafikun hyrës nga Kosova në Shqipëri që me anë të realizimit të këtij projekti zhvillohet si një aks alternativ i Rrugës së Kombit.
Kjo rrugë ka rëndësi mbi aksesin e luginave tërthorë të pellgut të Drinit të cilat në vetvete fshehin potenciale të panumërta turistike. Më poshtë po paraqes një punë parapërgatitore timen mbi gjurmën që duhet të këtë ky aks.
Aksi Shkodër-Dukagjin-Vuksanaj-Lekbibaj-Tropojë-Gjakovë ka një gjatësi prej 115.2 km ku mënyra e ndërhyrjes ndahet në këto segmente:
• Segmenti Shkodër-Prekal 23.2 km ku propozohet zgjerimi/rehabilitim;
• Segmenti Prekal- Lotaj 14 km ku propozohet ndërtimi i një aksi të ri i cili eleminon zonën e Malit të Shoshit dhe shkurton distancën me 18 km (segmenti ekzisutes 32 km);
• Segmenti Lotaj-Vuksanej 3 km ku propozohet zgjerim/rehabilitim;
• Segmenti Vuksanej-Gjonpalaj 15 km ku propozohent ndërtim i aksit të ri, pjesa më e vështirë e e ndërhyrjes me një disnivel prej 500 lartësi nga 700 në 1200m mbi nivelin e detit;
• Segmenti Gjonpalaj-Lekbibaj 3.5 km ku propozohet zgjerim dhe rehabilitim;
• Segmenti Gjonpalaj-Betoshë 5.5 km ku propozohet ndërtim i ri i aksit;
• Segmenti Betoshë-Bajram Curr- Kasaj-Gjakovë 51 km ku propozohet zgjerim dhe rehabilitim.
Si përfundim ky propozim i këtij aksi rrugor është distanca më e shkrutër fizike ndërmjet Shkodrës dhe Gjakovës, duke i dhënë akses në mënyrë direkte Alpeve Shqiptare dhe duke bërë të aksesueshme në 4 stinët e vitit zonat me potencial të madh të zhvillimit të turizmit dhe sektorëve bujqësor e blegtoral. Ky aksi i propozuar ka një gjatësi prej 115.2 km linear ku 34.5 km propozohen për ndërtim të ri të aksit rrugor dhe 80.7 km propozihen për zgjerim dhe rehabilitim. /Nga Imeldi SOKOLI, publikuar në Facebook/