Gjithmonë i dashur, i qeshur dhe shumë i përkushtuar, Z.Sadedin Sinani siç të gjithë e njohin Sado, e mbyll karrierën e tij të gjatë si infermier në Sallën e Operacionit të Kirurgjisë prej 44 vitesh pranë Spitalit Rajonal Shkodër.
Puna e tij me devotshmëri dhe profesionalizëm për profesionin e tij human e shoqëruan vit pas viti dhe largohet me respektin e mirënjohjen e kolegëve dhe bashkëqytetarëve të tij. /Publikuar në faqen zyrtare të Spitalit Rajonal Shkodër/