Dy përsona kanë mbetur të plagosur rëndë, pas përplasjes së dy automjeteve ne autostraden Milot-Thumanë. Aksidenti ndodhi rreth orës 19:00 të së dieles, pranë Fushë Mamurrasit në Kurbin. Dy të plagosurit rëndë u dërguan me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumes në Tiranë, nga ku mesohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave te bardha.
Pas tyre, në spital u dërguan edhe 4 persona të tjerë të përfshirë në këtë aksident. Nderkohë policia e cila mbërriti menjëhere në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethaneve të këtij aksidentit, që paraprakisht mendohet të ketë ndodhur nga erresira si dhe lageshtira në rrugë.
Kurbin / Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Laç – Fushë Krujë, në vendin e quajtur Fushë Mamurras, janë aksidentuar automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Renault”.
Për pasojë kanë marrë lëndime fizike dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore shtetasit I. H. 43 vjeç dhe shtetasja I. H. 13 vjeçe të cilët ndodheshin në mjetin tip ” Benz” si dhe shtetaset M. K. 39 vjeçe, M. Sh. 73 vjeçe, D. K. 17 vjeç dhe R. K. 12 vjeç të cilët udhëtonin në mjetin tip “Renault”.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.